Fondi i sgurisë preteskt për sulme nga ana e Serbisë
Në bazë të Pikës 2, 5,7 dhe 8 të Marrëveshjës Pjesa B Ushtarake të Rambujes , territori i Kosovës për gjithmonë do mbrohet nga forcat e NATO-s dhe do jenë nën kontrollin e kryetarit të SHBA-ve. Pika 8 e Marrëveshjes Ushtarake Pjesa B e pa publikuar kurrë, stipulon përdorimin e forcave të NATO-s për të garantuar stabilitet dhe paqe në Kosovë –personeli i Aliancës atlantike, ku përfshinë : aeroplanë, autoblinda, anije, paisje tjera ushtarake munden të levizin lirshëm e pa asnjë pengesë e pa kufizime në tërë territorin e Kosovës.
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një krizë të re qe e po rrezikohet paqe në tërë planetin, e në këtë kontekst Putini konsiderohet kriminel i barabart me Hitlerin. Putini vazhdimisht kërkon pretekste për të arsyetuar sulmet e tij jo vetëm ndaj Ukrainës, por ditëve të fundit me aeroplanët e tij luftarakë është duke i provokuar shtetët anëtare të NATO-s dhe jo anëtare siç ndodhi të enjtën e kaluar ku aeroplanet e Rusisë fluturuan mbi një ishull të Suedisë. Këtyre provokimeve NATO nuk po iu përgjigjët me sulme por vetëm po i mbanë nën kontroll permannent, vetëm e vetëm të mos i jep preteskt Rusisë.
NaATO vazhdimisht është duke i përcjellur forcat ruse, dhe deklarat e zyrtarëve të NATO-s e të SHBA-së janë shumë të matura që në asnjë fjalë e fjali të mos shprehen më agresivitet. Dy ditë më parë Ministri francez deklaroi që Franca i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë e të njejten ditë Medvedevi nga Moskva iu kërcënue Francës duke i thënë se lufta ekonomike terheqë luftën ushtarake. Minstri francez kerkoi falje publike për gabimin e tij.
LEXO EDHE KETE
Mehaj për deklaratën kërcënuese të ministrit serb: Sa më shpejt Kosova të anëtarësohet në NATO
Kjo është një pasqyrë që sa të vemendshëm janë zyrtarët e vendeve anëtare të NATO-s, që në asnjë mënyrë Rusisë të mos i japin asnjë pretekst për të filluar luftën e Tretë. Nëanën tjetër, NATO ia ka bërë me dije Rusisë së nëse këmba e ushtarit rus do të shkelte cilindo kufi të shteteve anëtare të NATO-s , do t’i përgjigjën me zjarr, por duke i treguar opinionit botëror se NATO nuk është sulmuese por mbrojtësese.
Kosova i jep pretekst Serbisë dhe Rusisë Shikuar nga prizmi i ngjarjeve që kohëve të fundit po krijohën në shtetin tonë, pa ose me vetëdije Kosova po i jep pretekst Serbisë që ata të përgatën për të sulmuar vendin tonë.
Themelimi i Fondit të Sigurisë është gabimi më i madh dhe më destruktiv që Albin Kurti e ka marr këto ditë.
Publikisht është thënë se Fondi i Sigurisë është themeluar për të blerë armë që të mbrohemi nga Serbia. Këtë deklaratë dhe themelimin e këtij Fondi, Serbia lehtësisht do ta përdori në takimet e tyre diplomatike duke shtuar se Kosova po përgatitët për luftë kundër tyre. Dihet që Serbia dhe Rusia janë shtete agresore, dhe poashtu dihet se agresorit nuk i duhen arsyetime logjike por pretekste për të pushtuar një vend. E ne jemi duke i dhënë preteskt Serbisë që të na sulmojë në mënyrë që ajo të arsyetojë sulmet kundër Kosovës. Në fakt, deri në këto momente Serbia nuk ka guxim e as në plan për të sulmuar Kosovën. Serbia mundet të na sulmojë vetëm në rast të shkallëzimit dhe përhapjes se luftës në cilindo shtet anëtare të NATO-s. Më këtë rast Serbia do të radhitët në krahun e Rusisë dhe do të sulmojë Kosovën , Bosnjën e ndoshta edhe Kroacinë.
Albin Kurti dhe zyrtarët e qeverisë sonë kurrë nuk e kanë leuar Marrëveshjen B Ushtarake të Rambujës, ku decidivisht territori i 1974-tës i Kosovës mbrohet nga NATO si nga ana tokësore, ajrore dhe detare.