Don Phenom, reperi i njohur, ka bërë publik lajmin se është bërë baba për herë të dytë. Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, këngëtari ka postuar një foto të vajzës të sapoardhur në jetë.
Artisti ka zbuluar gjithashtu emrin mjaft të vecantë të vogëlushes, e cila quhet Zoya.
“Përshëndetje nga vajza ime e porsalindur. Zoya Sterkaj“, shkruan reperi bashkangjitur postimit të saj, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.
Kujtojmë që Don Phenom është gjithashtu babai i një djali 2-vjec, të quajtur Troi, me partneren e tij, Anxhi.