Një intervenim i natyrës urgjente u bë të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, konkretisht në sallën e Emergjencës.
Stafi i këtij reparti u angazhuan në procesin e lindjes së një gruaje që u soll aty nga një klinikë private.
Flet pronari i argjendarisë së plaçkitur në Suharekë, tregon në detaje se si ndodhi ngjarja
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura ka treguar detajet se si iu desh ekipit të intervenojë në këtë rast.
“Dje rreth orës 09:40 minuta është sjell një paciente që kishte kryer kontrollet në një klinikë private por që i njëjti ka drejtuar gruan që të shkojë në QKUK-ë për lindje. Derisa kanë ardh këtu për të kërkuar një autoambulancë, ekipi emergjent e kanë parë gjendjen e saj dhe është dashur të intervenojnë“.
Derisa reparti është i kompletuar e pajisjet janë të vendosura, banorët e kësaj komune duhet të drejtohen në klinika private ose në QKUK-ë për trajtim.
Lehona që kreu lindjen në repartin e Emergjencës në QKMF-në e Skenderajit është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës./Botapress.info/