Në orën 18:00 ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.
Ju sjellim mbulim direkt të ngjarjes, atje ku tashmë janë mësuar Grupet e kombëtareve që ishin të renditura në vazon e parë.
Katari është në Grupin A, Anglia në Grupin B, Argjentina në Grupin C, Franca në Grupin D, Spanja në Grupin E, Belgjika në Grupin F, Brazili në Grupin G dhe Portugalia në Grupin H.
Pas pak do të bëhet edhe hedhja e shortit për vazon e dytë.
Ky eveniment nis të hënën më 21 nëntor në stadiumin Al Bayt në Al Khor me një ndeshje ku do të luajë vendi mikpritës,.
Finalja do të luhet në stadiumin Lusail në Doha të dielën më 18 dhjetor.