Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb kanë protestuar sot, ku ka nisur një marsh nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve të arrestuar ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
REL ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve janë: Dushan Obrenoviq, Radosh Petroviq, Millun Millenkoviq-Llune, Dalibor Spasiq, Urosh Vukasinoviq, Nemanja Vlashkoviq, Millan Bozhoviq dhe Sllagjan Trajkoviq.
Tubimi është organizuar nga një shoqatë që mbledh sportistë në veri dhe pjesë e këtij marshi kanë qenë edhe mjekët dhe stafi mjekësor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicës së Veriut.
https://botapress.info/daja-tregon-fjalet-nipit-te-tij-qe-i-shpetoi-tragjedise-ne-lepenc-tha-me-falni-qe-i-mbyta-prinderit-skam-dashte-me-dale-nga-vetura/
Protesta të njëjta, dhe për arsye të njëjta, organizohen edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga ajo zone dhe largimin e kryetarëve nga zyrat në ndërtesat komunale.