E kuptoj plotësisht”. Kështu tha opinionist Shenoll Muharremi, referuar refuzimit dhe shpjegimit të Lumir Abdixhikut ndaj ftesës së Albin Kurtit.
“Albin Kurti e ka dëmtu jashtëzakonisht personalitetin e vet gjatë kësaj fushate, e sidomos me 9 shkurt në shesh”, tha Muharremi.
Postimi i plotë:
Përkundër dëshirës së madhe për bashkëpunim mes partive politike, e kuptoj plotësisht qëndrimin e LDK-së. Nuk mundesh me u sillë ashtu me njerëz tjerë. Nuk mundesh me i përbuzë partitë, njerëzit dhe votuesit.
Ndoshta unë personalisht kam zemër dhe qëndrime më të buta, ndoshta kisha ba kompromis për shkak të interesit publik, e kisha taku dhe ja kisha kërku Kurtit KM-në dhe shumicën e qeverisë si kusht. Por njerëzit nuk ta falin. Thuhet që njerëzit nuk harrojnë si i bën me u ndi, prandaj kujdes me sjelljet politike.
Albin Kurti e ka dëmtu jashtëzakonisht personalitetin e vet gjatë kësaj fushate, e sidomos me 9 shkurt në shesh. Para një kohe i kam rekomandu me kërku falje publike se atë e kisha ba edhe vet, në vend të tij. Por ai po vazhdon mos me pranu realitetin e ri. Pushteti absolut na e ka prishë Kurtin.
Pushteti i madh nuk i bën hajr askujt. Shpresoj që kurrë më askush në Kosovë të mos fitojë 50% e të mos ketë aq fuqi politike, e aq më pak një oligarki politike si kjo që ka pas Kurti deri më sot.



Të tjera
Showbiz
Ndërron jetë 31-vjeçari Yll Çeku nga Qyshku i Pejës
Ka ndërruar jetë Yll Çeku 31-vjeçari
Aktuale
Zgjedhjet e reja afër, Osmani fillon procedurën për emërimin e KQZ’së së re, partitë edhe 5 ditë afat për propozime
Vetëm edhe 5 ditë të tjera
Aktuale
Irani kërcënon: Përgatituni për naftën në 200 dollarë për fuçi
Irani do të kalojë nga “goditjet