Një studim i kryer nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqjes dorë nga mediat sociale dhe përmirësimit të depresionit dhe vetmisë. Studimi ka zbuluar se studentët që kufizonin përdorimin e përditshëm të Facebook, Instagram dhe Snapchat në 10 minuta në ditë kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive.
Kufizimi i përdorimit të Facebook-ut, Instagram-it dhe Snapchat-it në mënyrë direkte çon në reduktim të vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë. Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar 143 studentë përgjatë tri javëve.
Studentët u ndanë në dy grupe; njëri që vazhdonte të përdorte normalisht mediat sociale, dhe tjetri që ishte i kufizuar të përdorte çdo shërbim social për 10 minuta në ditë. Eksperimenti zbuloi se grupi që kishte përdorur mediat sociale në mënyrë të kufizuar, tregonte rënie të simptomave depresive.
“Moskrahasimi i jetës me të tjerët kishte pasoja shumë më të forta nga sa ishte imagjinuar dhe unë u ndjeva më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, tha një nga studentët. “Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën