Pika Kufitare në Jarinjë është mbyllur. Njësitë të Specializuara të Policisë së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë aty, kjo për shkak që nga sot do të nisë zbatimi i reciprocitetit për targat nga Kosova për Serbinë.
Burime të Gazetes mësojnë se si rezultat i kësaj pritet të paralizohen edhe shërbimet komunale në komunat serbe.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet tutje./Botapress.info/