Tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor kanë vendosur siç kanë thënë e tani e nënshkruan të heqin frenat mbi ta duke jetësuar nismën e tyre ekonomike-politike që po tingëllon dhe po shihet si antagoniste ndaj Bashkimit Europian. Vet emërtimi ‘Ballkan Perëndimor’ i caktuar si mbetja e pa reformuar po sulmohet me emërtimin e ri.
Vucic tha se më nuk do të jenë lypsarë që “turren e shikojnë se kush si po i trajton e çfarë ju dhuron, por do shikojnë se çfarë do të mund të punojnë e krijojnë vet”.“Tani fati ynë është në duart tona, e jo si më parë që u drejtoheshim nga të tjerët. Secila nga këto fjali shtrenjtë do të më kushtojë, por nuk kam frikë” ka thënë Vucic dje në Shkup, para se të nënshkruhej marrëveshja.
“Nëse deri atëherë ja dalim që të mos kemi kufij mes nesh e kamionët të mund të kalojnë të lirë, veturat po ashtu, atëherë më duket se kemi arritur diçka që e kemi ëndërruar. Nuk jam i sigurt se sate gjithë në Europë dhe botë do të gëzohen, por ne do të jemi të lumtur” vlerësoi Vucic.
Brdo-Brioni ishte nismë e Sllovenisë për europianizimin e ballkanasve të mbetur, njëri shtet ballkanas i pranueshëm nga blloku. Nuk mjaftoi e u nis një tjetër më me peshë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, procesi i Berlinit e quajtën.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në Shkup se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet nëse shikohet nga e kaluara.
“Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të së shkuarës që do të zgjidhet në të ardhmen”, deklaroi Rama.Gjitha nismat e tjera janë në të shkuarën dhe kryeministri artistik shqiptar Edi Rama më s’pranon të presë Godon siç e kishte përshkruar më parë bllokimin e çeljes së negociatave nga BE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Zaev kishte ironizuar më tej duke thënë se ‘kur të jenë gati ata jemi këtu”. Nënkuptohet lehtë sa beson ai se do të vijë thirrja nga blloku.
Që prej se presidenti i Francës, Emannuel Macron, kishte deklaruar pa ngurrim se nuk do të ketë zgjerim të BE’së më pa u reformuar vet blloku që nuk ishte deklaratë e lehtë për tu përtypur as në BE, e pastaj francezët propozuan një metodologji të për zgjerim me mekanizma ndëshkues brenda për kandidatët ballkanas se të tjerë më nuk ka, rebelimi ishte i pashmangshëm mund të thuhet.
Si do të reagoj Bashkimi Europian ndaj këtij ‘Ballkan Exit’ mjafton të shqyrtohet situata në detin e Irlandës dhe në kanalin e La Manshit. Luftë për peshq e salsiçe me armatimin e burokracisë së koklavitur të Brukselit.
Cila do të jetë salvo e parë kundër tre liderëve ballkanas të rebeluar. Tani më është shkrepur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai kishte deklaruar vitin e kaluar se “mini-Schengeni” mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të re.
“Më duhet të jem i sinqertë se mini-Schengeni ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Mini-Schengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit”, shprehej Kurti.
Por Kosova ishte zotuar në marrëveshjen e Washingtonit për t’iu bashkuar iniciativës së “mini-Schengenit”, por Kurti që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në të njëjtën linjë.
Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më.
“Nuk ka më mini-Schengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut”, ishte shprehur Kurti.
Në anën tjetër të kryeministri shqiptar Rama që shpërfilli tërësisht Kurtin dhe refuzoi t’ia përmend as emrin e as postin.
“Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të së shkuarës që do të zgjidhet në të ardhmen”, deklaroi Rama.Mini Schengen është realitet tani me të cilin do të përballen liderët ballkanas e mbetur nën emërtimin ‘ballkanas perëndimor’ pasi kanë konkurrent të brendshëm ballkanas të unifikuar që po i shohin si pengesë e vasalë të Brukselit që i sheh si të pagdhendur.