Deputeti i PDK-së Hysen Berisha gjatë vizitës në Zagreb takoi edhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci Martin Berishajn. Ky i fundit është përmendur në mediet sllovene dhe kosovarë për përfshirje në korrupsion e shpërlarje parashë në fushën e energjisë elektrike. Muaj më parë ai u ftua nga Prokuria Speciale për intervistim, shkruan Botapress.
Ndaj këtij takimi ka patur një reagim nga opinionistë e gazetarë kosovarë. Ndër ta, Vehbi Kajtazi ka shkruar në një postim në Facebook se “…O veç sot te isha kane kryetar i PDK-se. Pa mberri ne Prishtine, Hisen Berishen e kisha perjashtu nga grupi parlamentar.”