Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas përgjigjes së Qeverisë së Kosovës, se po komunikojnë me autoritetet amerikane për strehimin e afganëve. Sipas saj, nuk i thuhet ShBA-së prit të shohim, por i thuhet po.
Këtë reagim Tërmkolli e ka bërë në profilin e saj në Facebook.
“Nuk i thuhet SHBA-ve ” prit të shohim”, në momentin kur kanë nevojë për ty. I thuhet shkurt e qartë Po!”, ka shkruar ajo në FB.
Qeveria e Kosovës është në komunikim me autoritetet amerikane për të strehuar afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, ka konfirmuar qeveria.