Publicisti, Halil Matoshi, ka reaguar pas pamjeve të policëve kosovarë që u kidnapuan nga policia serbe brenda territorit të Kosovës, transmeton Botapress.info
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo është vuajtje e marrëzive të Albin Kurtit, Dejona Mihalit e Xhelal Sveçlës.
Sipas tij, qeveria duhet dhënë sot dorëheqje.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar përderisa ishin duke kontrolluar nga një pikë statike. /Botapress.info/