Kameramani i Insajderit, që u sulmua sot në Veri, Jetmir Muji ka reaguar në Facebook, duke treguar që gjendja e tij shëndetësore është e mirë, shkruan Gazeta Botapress.
Ai ka thënë se rastin po ua lë organeve të drejtësisë.
“Pas incidentit të sotëm në veri e di që shumë nga ju jeni shqetësuar. Unë jam në gjendje të mirë shëndetësore. Ju faleminderit të gjithve që me keni shkruar vazhdimisht. Rastin po ua lë organeve të drejtësisë”, ka shkruar Muji.
Tre të lënduar në aksidentin mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë
Kameramani Jetlir Muji është sulmuar sot nga disa persona në Mitrovicën Veriore, pasi, sipas njoftimit të mediumin Insajderi, po xhironte disa serbë, që po e keqtrajtonin një shqiptar.
Për sulmin ndaj Mujit ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve. EFJ kërkon që të arrestohen sulmuesit.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Jetmir Muji në Mitrovicën Veriore, në Kosovë. Autoritetet duhet të ndërmarrin masa dhe të arrestojnë sulmuesit” , thuhet në reagimin e EFJ-së.
Sulmin ndaj kameramanit të Insajderit e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. /Botapress.info/