Gjesti ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas fitores së tij në BBVA, duke ndarë me ndjekësit një mesazh falënderimi dhe emocioni.
Në një postim në instastory ai shkruan:
“Po dal prej ni eksperience që s’kom me e harru kurrë! S’e kom ditë që jashtë atyne mureve ka me m’prit kaq shumë dashni. Jom tu u ndi shumë i bekuem!” Gjesti shprehet mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe përkrahjen që ka marrë nga publiku, duke shtuar se për shkak të pamundësisë për t’iu kthyer të gjithëve një nga një, dëshiron t’i falënderojë nga zemra. “Jom shumë mirënjohës edhe ju du pafund!” – shkruan ai, duke lënë të kuptohet se është gati për një kapitull të ri në jetën e tij.
Ky reagim vjen menjëherë pas daljes nga formati ku ai u shpall fitues, dhe pritet me interes të madh se cilat do të jenë lëvizjet e tij të radhës në karrierë, shruan Kosovarja.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën