Këngëtari dhe kontautori i njohur Genc Prelvukaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj një vizatimi ku shihen dy figurat tona kombëtare duke u puthur në gojë. Ky vizatim u shpërnda dje në rrjetet sociale në shenj solidarizimi me ditën e perosnave me orientim seksual qe njihen si LGBD, shkruan Botapress.
Por Prelvukaj ka tëhequr vërejtjen se vizatimet e tilla ofendojnë personalitet tona historike e kombëtare dhe një tendencë e tillë nesër mund të prodhoje dhe vizatime tjera me përkrenare të Skenderbeut, me mjekerr, flokë dhe veshje ushtarake të Ademit, me shall, kollare e syze të Rugovës e kështu me radhë, ka shkruar Prelvukaj ne Facebook
Ja postimi i tij i plotë
Unë gjithë jetën kam qenë dhe jam, kundër diskriminimit të cilitdo lloj : racor, fetar, gjinor dhe orientimit seksual. Çdoherë kam besuar se njerëzimi mund të ndërtojë një shoqëri e cila i pranon diversitetet, një prej të cilave është edhe dashuria mes gjinisë së njëllojtë.
Megjithatë në disa pika duhet të kemi kujdes. Ky vizatim, ndonëse në thelb është bërë me qëllim të mirë, prek anën tjetër. Personalitete si Sylejman Vokshi, Isa Boletini, Hasan Ferri, Xhemë Gostivari, Azem Bejta, Hasan Budakova, Shaban Polluzha e shumë tjerë kanë pasur një veshje dhe fizionimi të ngjajshme.
Kjo hapë rrugë, që nesër të ketë edhe vizatime të tilla, me përkrenare të Skenderbeut, me mjekerr, flokë dhe veshje ushtarake të Ademit, me shall, kollare e syze të Rugovës e kështu me radhë. Ju jeni kreativë nê çdo segment. Mund të krijoni shumë dizajne tjera të bukura, sllogane të ilustruara dhe portrete domethênëse pa pasur nevojë të prekni historinë. Kështu ju e mobilizoni krahun e kundert, e radikalizoni atë edhe më tej dhe i bëni dëm çështjës për të cilën angazhoheni.
Unë mbështes betejën tuaj kundër diskriminimit. Nuk ju shoh ndryshe. Padiskutim në mesin tuaj ka shumë individë që mund të realizojnë shumë gjëra të bukura nê dobi të shtetit e qytetarëve. Por në këtë pikë unë nuk pajtohem me ju.
pajtohem me ju.