Tifozët e Real Madridit po mendojnë se kanë vërejtur disa tensione mes dyshes Jude Bellingham dhe Vinicius Jr gjatë fitores së ‘Los Blancos’ në udhëtim ndaj Celta Vigos të shtunën.
15 herë kampioni i Evropës triumfoi ndaj Celta Vigos në udhëtim me rezultat të ngushtë 2-1, falë golave të shënuar nga Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr.
Mbappe ishte ai që e hapi këtë ndeshje me një gol të bukur në minutën e 20-të, por po luhej minuta e 51-të, kur Williot Swedberg i vendasve realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Reprezentuesi brazilian Vinicius me një qetësi të madhe shënoi në minutën e 66-të për t’i dhënë ekipit të tij tri pikë të reja dhe për të vazhduar luftën me Barçën në La Liga.
Përkundër përpjekjeve më të mira të brazilianit, Bellingham mbeti i zemëruar me të kur Vinicius nuk vendosi t’ia pasojë topin në një moment gjatë ndeshjes.
Në vend se ta bëjë këtë, Vinicius vendosi që të godasë portën por topi shkoi jashtë dhe ata humbën një mundësi të mirë shënimi.
Vetëm pak sekonda pas këtij aksioni, gjestet që bëri Bellingham bën me dije se është shumë i zemëruar me bashkëlojtarin e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti nuk i shpëtoi pyetjes nga gazetarët për këtë situatë, por italiani me përvojën e tij arriti që t’i shmanget.
Të tjera
Aktuale
Besimtarët kremtojnë Pashkët, Papa Françesku pritet të marrë pjesë në festimet në Vatikan
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë
Aktuale
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Një person ka vdekur si
Ekskluzive Lajme
Masakra e Poklekut të Vjetër, Teuta Elshani: E kemi borxh dhe mision të tregojmë se për atë arsye jemi ende gjallë (VIDEO)
Teuta Elshanin, e mbijetuara e