Delegacioni i qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin ka vizituar sot BIK’un për festën e Kurban Bajramit. Përveç Kurtit, aty kanë shkuar zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, Besnik Bislimi, Faton Peci, Hajruallu Çeku dhe një këshilltar i Kurtit.
Derisa kanë biseduar në prani të kamerave, Tërnava i ka thënë Kurtit” …desha t’i ftoj të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.
Ndaj kësaj ka reaguar Kurti duke e bërë një “distancim” duke thënë se deputetëve “rrogat po ju ecin…”
Dikush nga pala e Bashkësisë Islame ka reaguar duke thënë “najfarë mësyshi e keni…”
Pak më vonë Tërnava i është drejtuar Besnik Bislimit “ty si po të shkojnë bisedimet atje” duke aluduar në procesin negociator Kosovë -Serbi. Bislimi ka reaguar duke qeshur “e kemi gjetë nifar mesi”, teksa pjesa tjetër e përgjigjes nuk dëgjohet.
Kurti ndërkohë është dëgjuar duke folur edhe për zhvillimet në teknologji duke thënë se ato nuk duhet ta zëvendësojnë trurin e njeriut. Po ashtu, Myftiut i ka treguar se zëvendësja e tij, Emilia Rexhepi, ka qenë për vizitë në Katar.
Me këtë rast Tërnava ka pyetur Rexhepin “si kalove, a e patë çka kanë bo ata” duke aluduar në zhvillimin e këtij vendi të Gjirit Persik



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur