Edhe pse shanset për të gjetur dikë të gjallë po zvogëlohen ndjeshëm çdo orë, disa njerëz janë shpëtuar më shumë se shtatë ditë pas tërmetit të tmerrshëm.
Miray, një vajzë e vogël, u shpëtua në qytetin jugor të Turqisë, Adiyaman. Ajo u gjet e gjallë në rrënojat e godinës edhe 178 orë pas tërmetit. CNN Turk raportoi se vajza është gjashtë vjeç dhe se ekipet e shpëtimit janë afër nxjerrjes së motrës së saj më të madhe nga rrënojat.
9-vjeçari u shpëtua 156 orë pas tërmetit, portieri i Galatasarayt e telefonon: Ta kam nisur fanellën
Disa foto prekëse vijnë nga Hatay, provinca ku shpëtimtarët nxorën të gjallë një grua nga rrënojat e një pallati. Ajo quhet Serap Donmez dhe bien në sy fotot e djalit të saj duke festuar gjetjen e nënës së tij.