Sali Berisha njoftoi zyrtarisht kandidaturën e Florjan Binajt për zgjedhjet e parakohshme vendore në Tiranë, duke e shpallur si përfaqësuesin që do të mbështetet nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i PD-së e vlerësoi Binajn si një artist të angazhuar dhe zë të fortë të qytetarëve në mbrojtje të kauzave publike.
“Ftoj aleatët dhe opozitarët, qytetarët, të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, – u shpreh Berisha, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të opozitës përballë sfidës së Tiranës.
Por ndërkohë që politika ziente, rrjetet sociale shpërthyen në të qeshura falë një reagimi plot humor të këngëtarit dhe fituesit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Në një Instastory që bëri xhiron e rrjetit, Luizi publikoi një video teksa dëgjonte fjalimin e Berishës, duke ndjekur me kureshtje shpalljen e kandidatit.
Në fund të videos, Luizi shton me stilin e tij karakteristik: “Ua thash se tha emrin tim, për Zotin!”, duke lënë të kuptohej me shaka se për një moment mendoi se kandidati do të ishte ai vetë.
https://privebruto.com/wp-content/uploads/2025/10/AQOU-uuT4OyRMD9nY0nZexTyzZIzU_0hVwPYMRg9Yz7NSxkxg5j9XinSNnY-ZgobfuFWcDQMaGbfctQgpgYXsL1iKaBXkSVm.mp4?_=2



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një