Nëndega e LDK-së në NRW shpreh habinë dhe indinjatën e saj ndaj deklaratave të përsëritura nga përfaqësues të LVV-së, përfshirë edhe znj. Kusari-Lila, se “LDK nuk ulet në bisedime pa PDK-në”.
Këto janë deklarata krejtësisht të pavërteta dhe të fabrikuara me qëllim manipulimi të opinionit publik.
Asnjë përfaqësues i LDK-së, në asnjë instancë, nuk ka bërë ndonjëherë një deklaratë të tillë. LDK është parti e pavarur, me qëndrime të qarta, me program politik të vetin dhe me
përgjegjësi institucionale ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përhapja e gënjeshtrave nuk i shërben demokracisë, por vetëm e dëmton kulturën politike dhe
e largon vëmendjen nga problemet reale të vendit. Ne ftojmë të gjithë akterët politikë që të respektojnë të vërtetën dhe të kontribuojnë për dialog
të ndershëm e demokratik.LDK do të mbetet zë i arsyes, përgjegjësisë dhe dinjitetit politik.
Me respekt, Jakup Gërguri
Kryetar i Nëndegës së LDK-së në NRW (Gjermani)
04.11.2025 Kirchhundem NRW



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i