Cilat janë sipërmarrjet shqiptare që kanë zgjeruar aktivitetin në Kosovë. Si e vlerësojnë ata tregun. Shembulli i “Stella Consulting” dhe si po shkatërrohet klima e investimeve të huaja në Kosovë
Pas pavarësimit faktik të Kosovës nga Serbia, biznesi shqiptar e pa Kosovën si një treg me oportunitete të reja. Megjithatë, ende sot e kësaj dite, kapitali shqiptar nuk ka një peshë shumë të madhe në tregun e Kosovës. Sipas revistës Monitor që citon të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, për vitin e kaluar , investimet shqiptare në Kosovë, në terma neto, kishin vlerën e 15.2 milionë eurove, në rënie me 32% krahasuar me vitin 2018.
Investimet shqiptare përbënin rreth 6% të Investimeve të Huaja Direkte vitin e kaluar, ndërkohë që patën dhënë kontributin më të madh në periudhën 2014-2016, me rreth 13% të totalit të investimeve të huaja në Kosovë. Që nga viti 2007, deri në vitin 2019, kompanitë dhe individët shqiptarë kanë investuar 245 milionë euro dhe renditen si investitori i gjashtë më i madh në Kosovë.
“Stella Consulting”
Po cilat janë arsyet e dështimit të bizneseve shqiptare në Kosovë dhe anasjelltas? Rasti i ditëve të fundit, ku kompania “Stella Consulting”, me aksioner nje nga grupet me serioze shqiptare te zhvillimit te turizmit është sulmuar ne media pas nje procesi qe Prokuroria e Ferizajt nisur ndaj ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratislav Nikoliqit në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë është një nga shembujt që tregon se si po goditet dhe shkatërrohet klima e investimeve të huaja në Kosovë. Pas akuzave mediatike, “Stella Consulting” deklaroi se nuk është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit. Sipas “Stella Consulting” kompania ka kontraktuar të gjitha veprimet nëpërmjet një kontrate me sistemin “çelësa në dorë” përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materie nga çdo përgjegjësi juridike “Stella Consulting””, tha investitori I huaj që ka kryer investimin në Brezovicë. Investitori I huaj I eshte pergjegjur thirrjes per investim ne Brezovice qe Qeveria e Kosoves u ka bere investitoreve te huaj dhe eshte nder te vetmit investiture qe e ben kete realitet me nje plan biznesi prej 22 milion euro. Pas investimit te 4.5 milion eurove te para qe futen ne ekonomine e Kosoves cdo gje bllokohet duke I krijuar nje dem material dhe moral qe nuk do e pranonte asnje investitor I huaj. Kush eshte pergjegjesia e investitorit te huaj qe ka prokuruar cdo gje ne kompani kosovare, per korrupsionin qe sic me te drejte prokuroria deklaron ka pushtuar cdo ndertim ne BRezovicen e 10 vieteve te fundit. PErgjegjesia eshte e shtetit te Kosoves qe ne moszbatim te ligjeve te mbrojtjes se investitoreve te huaj ne vend qe te ndermjetesonte dhe ndihmonte ne marrjen e lejeve dhe licensave e ka lene kompanine serioze ne dore te trafikut korruptiv dhe po e kthen ne viktime morale te ketij trafiku.
Pengesat
Shqipëria nuk ka arritur t’i shfrytëzojë shanset e Kosovës si një treg i ri eksporti. Statistikat tregojnë se importet nga Shqipëria, në vitin 2019, përbënin 6.4% të importeve totale për vitin 2019. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, i nxitur sidomos nga taksa 100% e Kosovës ndaj mallrave serbe, që i detyroi importuesit dhe distributorët të kërkonin alternativa të tjera. Megjithatë, të dhënat treguan se përfituesi kryesor nga taksa ndaj mallrave serbe në rajon rezultoi Maqedonia e Veriut.
Vështirësitë e prodhuesve shqiptarë për të konkurruar mallrat e vendeve të tjera fqinje në tregun e Kosovës dëshmojnë zhvillimin e dobët dhe konkurrueshmërinë e ulët të sektorit prodhues në Shqipëri. Eksportet shqiptare mbështeten kryesisht tek fasonët dhe eksporti i lëndëve të para, ndërsa mallrat që marrin vlerë të shtuar nga përpunimi në vend ngelen në pakicë në strukturën e eksporteve.
Marrëveshjet vetëm në letër midis Kosovës e Shqipërisë
Pritjet në kufij, mosnjohjet e certifikatave fitosanitare dhe skanimi i produkteve janë vetëm disa nga pengesat, me të cilat përballet kompania për përpunimin e patates “Pestova”, kur eksporton mallin e saj nga Kosova në Shqipëri.
“Minimumi, çdo dokumentacion që lëshohet në terminalin në Kosovë… pse të mos pranohet në Shqipëri, por të pritet në kufi? Ne eksportojmë në shumë vende të Bashkimit Evropian, por më shumë ka pengesa kur eksportojmë në Shqipëri sesa në BE”, thotë për “Radion Evropa e Lirë”, Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie nga Kosova.
Kostoja e kalimit të një kamioni në skaner, për të kontrolluar mallin që ka brenda, është 22 euro.
Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të bërë në vitin 2020 , bizneset kosovare paguajnë rreth dy milionë euro në vit vetëm për skanimin e mallit, përpara se të hyjnë në Shqipëri.
Sipas GAP-it, autoritetet e Shqipërisë u kërkojnë bizneseve nga Kosova t’i noterizojnë edhe certifikatat fitosanitare të prodhimeve – gjë të cilën nuk e praktikojnë shtetet e tjera në rajon, e madje as ato të Bashkimit Evropian.
Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.
Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në shtatë vjetët e kaluar.
Marrëveshje dhe zotime të ngjashme u bënë edhe në mbledhjen e fundit ndërmjet të dyja qeverive.
Por, përfaqësues të bizneseve thonë se marrëveshjet e tilla nuk kanë ndikim në terren.
“Autoritetet e të dyja shteteve ende mbajnë në fuqi barriera të ndryshme, që kanë kosto në tregtimin e mallrave”, thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
“Është momenti i fundit që të hiqen këto kosto të panevojshme, të tilla si çështja me dokumentet fitosanitare, pastaj kostoja e skanerëve e të tjera”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, probleme të ngjashme iu paraqiten edhe bizneseve nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, aktualisht mbesin shtete me të cilat Kosova ka bashkëpunim më të madh ekonomik, përkatësisht tregtar, por edhe me këto shtete, jo rrallë herë janë paraqitur barriera tarifore.
Më herët përfaqësues të prodhueseve në Kosovë kanë pohuar se autoritetet shqiptare po i pengojnë bizneset nga Kosova që të jenë më të pranishme në tregun e Shqipërisë. Sipas tyre, prodhueseve nga Kosova po ju paraqiten barriera tarifore dhe jotarifore, si rasti i akcizës së birrës, pastaj procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, mosmarrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare e shumë pengesa tjera, që sipas prodhuesve, po dëmtojnë konkurrueshmërinë e produkteve të Kosovës në Shqipëri.
Dhe, barra është rritur edhe më shumë në vitin 2018, kur autoritetet e Shqipërisë e kanë bërë me pagesë autostradën “Rruga e Kombit”, e cila lidh dy vendet.
Pagesa për kamion është nga 17 deri në 23 euro, varësisht kapaciteteve që ka automjeti.
Në tetor të këtij viti, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) kanë matur qëndrimet e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, sa u përket marrëdhënieve mes dy qeverive.
Më shumë se 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy qeverive nuk kanë pasur ndonjë ndikim në jetën e përditshme.