Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar paraburgimin dy prindërve lidhur me 5-vjeçarin në Lipjan.
Në njoftim bëhet e ditur se prindërit e 5-vjeçarit, dyshohen për veprat Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor
Njoftimi:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P. për shkak të veprave penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor
Lipjan 17 Mars 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P. për shkak të veprave penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.
Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.



Të tjera
Aktuale
Aksioni në ARBK për shkak të “ndryshimit të pronësisë së një biznesi”
Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe
Aktuale
Rritjeve të çmimit të naftës në Kosovë- OEK del me dy propozime
Oda Ekonomike e Kosovës ka dhënë
Lajme
Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran
Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën