Një rast tragjik ka ndodhur sot në Shtime, ku një vajzë 11-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i shtëpisë.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur behet fjalë për një vajzë, e cila nuk arriti t’u bëjë balle plagëve dhe vdiq.
Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi
Gazeta mëson se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kane nisur hetimet për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.