Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Neda Rashiq dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka thënë se nuk është kundër votimit të Vjosa Osmanit për presidente edhe për një mandat, nëse propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por, ai ka thënë se para se të vendos përfundimisht për votimin e saj, do të dëshironte një takim me të, për të cilën tha se ka disa kërkesa që kanë të bëjnë me komunitetin serb.
“Nëse Osmani është kandidate e LVV-së,normal që ka një peshë të veçantë dhe normal që në këtë aspekt nëse e propozojnë, sikurse që e kam thënë edhe herën e kaluar sa i përket kryeparlamanetarit ne do ta mbështesim, por megjithatë një takim me znj. Osmanin, kisha insistuar ta bëjmë dhe pastaj do të kishim vendosur përfundimisht. Unë kam disa gjëra që konsideroj që janë brenga të serbëve dhe kisha kërkuar do modifikime të vogla sa i përket komunikimit që znj. Osmani ka me komunitetet. Janë shumë teknike. Nëse ndodhin këto që thash nuk e shoh problem votimin”, ka thënë Rashiq në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Rashiq ka thënë se do të ishte gabim nëse shkohet në zgjedhje për shkak të presidentit.
Ai ka thënë se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nuk kanë diskutuar ende për poste në qeveri, por ka thënë se takime do të ketë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave dhe certifikimi të rezultateve.
Rashiq ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në