Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se do ta përkrahë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nëse ai do të jetë kandidati i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Para nisjes së seancës së 23-të për konstituimin e Kuvendit, Rashiq tha se nuk ka asnjë informacion që nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
“Hera e parë që po dëgjojë… Nuk kemi biseduar [Albin Kurtin], përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave”, deklaroi ai.
I pyetur nëse është njoftuar për ndonjë propozim të ri për kryetar të Kuvendit, Rashiq tha se deri në atë moment nuk kishte informacione të reja, por u shpreh i gatshëm ta votojë Limajn.
“Deri në këtë moment jo [se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për kryeparlamentar]… Po, po [do e votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar]. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet. Prandaj, nuk kam asnjë kundër”, shtoi ai.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir