Një 12-vjeçare serbe raportohet të ketë vdekur në Brezovicë.
Ajo ishte rrëzuar, me ç’rast pësoi lëndime të rënda, që fatkeqësisht dolën të ishin të papërballueshme për të.
Ardian Grazhda, njëri prej menaxherëve të qendrës së skijimit ka folur për Klan Kosovën ku ka dhënë detaje nga rasti.
“Incizimet dhe skandalet që urdhri i Kurtit dëshiron t’i mbulojë”, çfarë po paralajmëron Haki Abazi
“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë por nuk e kanë ndal aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda.