Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grabovc të Drenasit, ku një pasagjere është lënduar rëndë si pasojë e një goditjeje me gur, ndërsa ndodhej në një tren që ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, më 03.05.2025, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës është njoftuar se një person ishte lënduar dhe kërkohej ndihmë mjekësore urgjente në Stacionin e Trenit në Drenas.
Zyrtarët policorë dhe autoambulanca kanë intervenuar menjëherë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se e lënduara është Shkurtesa Tahiraj, 27 vjeçare, nga Terdeci i Drenasit, e cila ka pësuar lëndime në kokë, pasi u godit nga një gur i hedhur nga persona të panjohur, nga jashtë trenit.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur treni ishte në lëvizje, në afërsi të fshatit Grabovc, ndërsa viktima është transportuar për trajtim në QKMF Drenas.
Për rastin është informuar edhe Stacioni Policor në Obiliq, që mbulon juridiksionin ku ndodhi incidenti. Hetimet janë në vijim për të identifikuar autorët e këtij sulmi të rrezikshëm.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja rreth këtij rasti shqetësues.
Pamje:





Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar