Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku për pasojë u nda nga jeta një i mitur.
Vetaksidenti ndodhi në fshatin Treboviq të Pejës, teksa në veturë ishin tre të mitur.
Burime të IndeksOnline pohojnë se lëndimeve të rënda trupore nuk iu bëri ballë pasagjeri 15-vjeçar M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, i mituri që po drejtonte automjetin dhe një tjetër pasagjer, po ashtu i mitur, janë duke vijuar tretmanin mjekësor në QKUK. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ne u njoftuam rreth orës 00:02 për vetaksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq. Vetura k dalur në rrugë dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Tre persona pësuan lëndime trupore, ku njëri prej tyre nuk iu bëri ballë. Dy të tjerët u dërguan në Emergjencën e spitalit të Pejës për trajtim fillestar, e më pas u bartën për në QKUK. Njësitet relevante të policisë po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në