Deputetja e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka dalë me një sqarim publik në profilin e saj në “facebook”, pas raportimeve se është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ajo ka thënë se qëndrimi i saj s’ka ndryshuar dhe se asnjëherë s’do të votojë ndryshe nga ai që do të jetë qëndrimi i LDK-së dhe Grupit Parlamentar, shkruan Express.
“Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi I plotë:
DEKLARATË PUBLIKE
Për shkak të reagimeve të shumta ku është lakuar emri im në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, dëshiroj të jem e qartë: qëndrimi im nuk ka ndryshuar.
Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimmarrja ime është dhe do të mbetet gjithmonë në përputhje të plotë me qëndrimet politike të LDK-së, përfshirë edhe rastet kur diskutohet apo vendoset për ndonjë koalicion të mundshëm.
Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim.
Prof. Dr. Serbeze Kabashi – Muçaj
Deputete e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese e LDK-së
Të tjera
Aktuale
Inepektorati, i shoqëruar nga Policia, po e merr nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë
Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen
Aktuale
Krerët e shtetit bëjnë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA
Sot shënohen 24 vjet nga sulmet
Aktuale
Aksident i rëndë mes dy veturave në dalje të Lipjanit (Pamje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur