Të premtën është raportuar në media se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, të zhdukura javë më parë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar në Facebook avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili është shprehur se nuk e di nëse janë gjetur mostrat e Astrit Deharit.
Në postimin e tij në Facebook Gashi ka thënë se duhet të shtrohen edhe disa pyetje të tjera lidhur me këtë çështje siç janë: Kush është nën hetime, kush i gjeti mostrat nëse ato janë gjetur, ku janë gjetur e pyetje të ngjashme të ngjashme.
Postimi i plotë i avokatit Tomë Gashit pa ndërhyrje:
Po thone u gjeten…!
Disa gazetar po me pyesin se a jan gjetur mostrat e Astrit Deharit
Une po ju them se nuk e di
Po nese ju e din qe jan gjetur a e dini kush eshte nen hetime apo ne burg per zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekesis ligjore ne Prishtine.
Po ju nese e dini qe kokan gjete mostrat e Astritit , a mos e dini kush i gjeti
A mos e dini ku u gjeten, a mos e dini a u ndrruan tiketat e afatshmerise se eprovetave.
Apo jan ato origjinale te nentorit 2016
A mos e dini kush eshte pergjegjes per zhdukejn e kushe eshte ”hero” qe i gjeti.
Apo kan me than ne Institut …qaty jon kan po jan pshtjell pak, sepse pak kush nuk e din as aty pshtillen shume gjera, aty ka raste qe ta bajne pa problem vrasjen si vetevrasje, aty ta bajn kulaqin qysh te ju teket
Aty ka shume pune Policia dhe Prokuroria.
Po aty jan gjerat shume misterioze varesisht se kush qka punon e per kend punon.
Rroga e vogel eshte aty, po per disa eshte fitim i madhe sepse ka pas qe 23 vjet shume projekte ne shume miloa euro po pak rezultat korekt.Nese mua nuk me besoni pyteni prindet e Astritit , pyeteni familjaret e te zhdukurve nga lufta,pyteni familjen Sopa, mos e pyteni familjen e Dino Asanjt sepse ata nuk flasin , ende besoj qe jan te frikesuar…!. /Botapress.info/