Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me raportimet për shpërndarje të pyetjeve nëpër grupe të ndryshme të testit të maturës, duke thënë se monitorim të avancuar dhe pajisje elektronike që do ta bënin të pamundur komunikimin dhe kopjimin në sallat e testimit.
Lushaku, i është drejtuar qeverisë në detyrë, duke thënë se ‘’po të kishin dashur’’ këta të fundit, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender.
‘’ Madje me procedurë njëburimore siç keni vepruar për qindra miliona euro në raste të tjera. Në atë rast sot këto pajisje do të ishin nëpër sallat e testimit dhe maturantëve do të iu sigurohej një ambient i sigurtë e i drejtë!’’, thuhet në reagim mes tjerash.
Postimi:
PADREJTËSIA E SHTETIT NDAJ MATURANTËVE
Si anëtare e Komisionit për Arsim në Kuvend të Kosovës kam propozuar ndryshimet në Ligjin për Provimin Shtetëror të Maturës, dhe kam kërkuar masa konkrete për ta mbrojtur integritetin e testit:
Monitorim të avancuar dhe pajisje elektronike që do ta bënin të pamundur komunikimin dhe kopjimin në sallat e testimit. Ky propozim ishte refuzuar!
Ministri Çeku e pati kundërshtuar me arsyetimin se procedurat e blerjes së pajisjeve elektronike marrin kohë.
Po çfarë kohe ju duhej?
Po të kishit dashur, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender! Madje me procedurë njëburimore siç keni vepruar për qindra miliona euro në raste të tjera. Në atë rast sot këto pajisje do të ishin nëpër sallat e testimit dhe maturantëve do të iu sigurohej një ambient i sigurtë e i drejtë!
Pra, ky është një dështim që është paralajmëruar, por nuk ka pasur vullnet që të përmirësohet! E kjo do të shkaktojë shumë padrejtësi në mes të nxënësve dhe e bën testin të pavlerë!
Kjo Qeveri nuk e ka pasë arsimin asnjëherë prioritet dhe këtë fakt do t’a vuajnë fëmijët e Kosovës!
Me dështimin e Ministrisë së Arsimit, Ministri Çeku do të duhej të jep përgjegjësi e dorëheqje menjëherë



Të tjera
Lajme
Ksamil, shpëtohen dy turistë në rrezik të mbyteshin në det
Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot
Aktuale
Raportuesi për Kosovën në PE thirrje partive: Gjeni një emër të përbashkët dhe nxirreni vendin nga kriza
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian,
Lajme
Raportimet për parregullsi në testin e maturës, Lushaku kritikon qeverinë
Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e