Në raportin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024, janë publikuar të dhëna edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në këtë raport, bëhet e ditur se të hyrat e LDK–së përgjatëvitit të kaluar kanë qenë gjithsej 643,047.00.
Kurse shpenzimet që ka bërë kjo parti kanë prekur shifrën prej 594,398.08.
Po ashtu, në raport pos tjerash thuhet edhe se ‘‘Subjekti Politik LDK ka paraqitur një kontratë shitblerjeje për një pjesë të objektit dhe një kontratë qiraje për një pjesë tjetër të objektit që përdoret si seli qendrore. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij objekti vazhdon të mos jetë e mbuluar me dokumentacion të plotë pronësie, si fletët poseduese, ose me kontrata të vlefshme qiraje, pavarësisht se subjekti politik ka deklaruar dhe paguar tatim në pronë për këtë objekt në vlerë prej 765.00 euro për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2024. Mungesa e dokumentacionit të pronësisë dhe qirasë kufizon aftësinë tonë për të verifikuar ekzistencën, tërësinë dhe saktësinë e vlerës së pasurive të regjistruara në pasqyrat financiare’’.




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në