Gazetari Bledi Mane ka dhënë një koment për turistët kosovarë, që nuk është pritur mirë, duke shkaktuar shumë reagime.
Përderisa debatonte me gazetarin nga Kosova, Milaim Zeka, Mane ka thënë se turistët kosovarë ende nuk përdorin vajin e ullirit.
Sipas tij, ata janë ende te pleskavica dhe lakra, një krahasim që ka nxitur nervozizëm.
“Ju jeni vendi që nuk përdorni vaj ulliri, të lutëm, ju duhet ndërgjegjësim. Ju jeni tek pleskavica dhe lakra”, ka thënë ai.
Satiristi Miran Ramadani ka bërë një reagim me video.
Teksa shihet duke u ushqyer, ai i drejtohet Manes: “Duhet me të ardhmë marre more qen, se bash na kosovarët ua kemi mësu vajin e ullirit. Kafshatë nuk shtimë në gojë, bile pak pa e ly me vaj ulliri, me specia, me pasul, edhe me torte e bakllavë e hajmë. Marre s’po të vjen, kishe vllazni jem, more qen.”