Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se kjo është një ditë e rëndësisë madhore, meqë shënojmë fundin e muajit të Ramazanit dhe festojmë ngadhënjimin e besimit, të vetëpërmbajtes dhe të mirëkuptimit.
”Ndërsa mblidhemi me familjet dhe të dashurit në festimet dhe traditat e kësaj dite të veçantë, uroj që ta kujtojmë rëndësinë e solidaritetit, të përbashkësisë dhe të bujarisë.”
”Uroj gjithashtu që kjo festë të na sjellë të gjithëve paqe, zhvillim e lumturi, dhe të na e forcojë dashurinë, respektin dhe dashamirësinë, që qëndrojnë në vetë zemrën e besimit islam. Edhe një herë gëzuar festën e Bajramit të gjithëve! U ktheftë kjo ditë e bekuar në burim gëzimi, frymëzimi e besimi të ripërtërirë për të gjithë ne,” ka shkruar ai.
Ndryshe, pas muajit të rëndësishëm të besimtarëve myslimanë, Ramazanit, që përfundoi ditën e enjte, sot të njëjtit në të gjithë botën kremtojnë ditën e parë të Bajramit të Madh.
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. /Botapress.info/