Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim jozyrtar në Pragë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vuçiq përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka ndarë edhe fotografi nga takimi.

Takimi mes tyre vjen pak pasi Rama bëri thirrje nga Praga për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë përmes dialogut, me qëllim shmangien e influencës ruse në Ballkan.
“Aty ku Rusia është më influente është në pjesë të tjera të Ballkanit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, na duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë sa më shumë të jetë e mundur. Sa më shumë ta lidhim integrimin evropian më atë të NATO-s, dhe sa më shumë NATO të jetë e pranishme ne Ballkanin Perëndimor, aq më mirë”, kishte deklaruar Rama.

Rama ndodhet në Pragë pasi kryeqyteti çek do të presë duke nisur nga kjo e premte deri të dielën Forumin vjetor Globsec.
Gjithashtu në këtë forum nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është