Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në konferencë për media ka folur lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhetin e Kosovës. Ai tha se kjo nuk ishte neglizhencë por cenim i rendit kushtetues, raporton Ekonomia Online.
Rama gjithashtu përmendi pasojat nga mospërfshirja e Prishtinës në projektligjin për buxhetin.
“Më 6 shkurt të vitit 2026, Kuvendi i Kryeqytetit e ka miratuar buxhetin e komunës së Prishtinës për vitin 2026. Po atë ditë, brenda afateve ligjore, ky buxhet i miratuar është dërguar në Ministrinë e Financave, por nuk është përfshirë në projektligjin për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës, i cili ndodhet në procedurë parlamentare.
Këtë e kanë bërë pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë bazë ligjore. Kjo nuk është neglizhencë administrative, por cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues. Buxheti i komunës së Prishtinës është i vetmi dokument financiar që i jep Kryeqytetit mundësinë për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese dhe çdo ndërhyrje apo përjashtim arbitrar është shkelje flagrante e autonomisë lokale dhe e ligjeve për financat publike.
Këto pasoja nuk janë vetëm teorike, por edhe financiare. Si rezultat, bllokohen shërbimet publike për qytetarët, ndalen projektet kapitale dhe paralizohet funksionimi institucional i Kryeqytetit. Askush nuk ka të drejtë ta marrë peng Kryeqytetin”, tha ai. /EO



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të