Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia, që të garojë me të me plane konkrete, duke thënë se nuk synohet posti publik me hajgare.
“Ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe jo me kopje të plogështa dhe me hajgare. Menaxhimi i qytetit është shumë çështje shumë serioze dhe duhet të merret si e tillë”, ka deklaruar ai në një konferencë për media të mbajtur sot.
Rama u pyet edhe për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë opozitare, por ai tha se sinjale po merr nga qytetarët për projektin e tij të prezantuar që disa muaj.
Kandidati i LDK’së për Prishtinën i dha këto deklarime pas publikimit të një videoje përqeshëse të Vitisë ndaj projekteve të Ramës.
“Do ta rrënojmë Pallatin e Rinisë, do ta rrënojmë stadiumin…”, thotë Vitia në klipin e shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa pastaj qesh me këto fjalë.