Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përgëzuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për pjesëmarrjen në marshin “Drejtësi, Jo Politikë”.
Ai tha se duhet tejkaluar ndasitë partiake dhe politike kur bëhet fjalë për çështje kombëtare.
“Është shumë pozitive, duhet t’i tejkalojmë ndasitë partiake, politike, kur kemi çështje të mëdha kombëtare. Për këtë arsye po them, se ndoshta tash kur i mbushim 18 vite, nuk jemi adoleshentë, dhe duhet të mendojmë përtej këtyre klikave partiake. I përgëzoj të gjithë politikanët që kanë marrë pjesë dhe u janë bashkuar këtij marshimi” ka deklaruar Rama në Klan Kosova.
Rama tha në Hagë është duke u gjykuar e ardhmja, historia, paqja dhe liria e vendit tonë.
“Në Hagë është duke u gjykuar e ardhmja, historia, paqja dhe liria e vendit tonë. E gjitha ajo sakrificë… tash kur kemi arritur të krijojmë këtë mrekulli, kur sot e thërrasim Kosovë, cenohet atje në Hagë, nëse nuk triumfon drejtësia”.
Duke folur për festimet e 18-vjetorit të Pavarësisë, ai tha se “sot kemi pasur festë të madhe, kemi kremtuar 18-vjetorin e Pavarësisë dhe patëm marshin, ku kërkuam të mbrohen vlerat e UÇK-së”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në