Përplasjet publike mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, kanë vazhduar edhe të enjten me akuza të reja në rrjetet sociale.
Pas shkëmbimeve të ashpra të ditëve të fundit, Rama e ka akuzuar Mihalin për përfshirje në çështje që, sipas tij, lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimet.
Në një postim në Facebook, ai ka ngritur një sërë pyetjesh publike ndaj saj, duke përmendur komunikimet me ish-kryeshefin e KEK-ut, hetimet që lidhen me rastin e Martin Berishajt dhe kompanisë GEN, si dhe çështjen e rezervave shtetërore.
“Mihajli, paske fol për krimin diçka! Tregoju popullit të Kosovës: • Si një person pa funksion shtetnor, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut, për çështje operative e vendimmarrje? • Pse je ftu ne prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN? • Pse emni yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetnore? Keni vjedh në grunë edhe në vaj. Imagjino! “Aktiviste”, ti e din që ka edhe shumë pyetje tjera per ty? Prandaj, Dejona Mihajli, të “uroj ngushëllime”. Agjenda juaj përçarëse është shpërfaq. Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?”, ka shkruar Rama.
Përplasja mes dyshes po vazhdon prej disa ditësh, ndërsa në debat janë përfshirë edhe figura të tjera politike nga opozita dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Debati publik nisi pasi Rama akuzoi Qeverinë për përgjegjësi në lidhje me vdekjen e një personi në një aksident tragjik në autostradë.



Të tjera
Showbiz
Rrëfimi i gruas: E zbulova tradhtinë e burrit kur më dërgoi gabimisht një fotografi
Rrëfimi Nuk e kisha menduar kurrë
Aktuale
Rama-Dejonës: Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?
Përplasjet publike mes kryetarit të Prishtinës,
Lajme
Abdixhiku i përgjigjet Agim Veliut dhe të tjerëve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i