“Vendim është marrë që RTK-ja të mos blejë lajme nga agjencitë e lajmeve. Kjo ka qenë e çuditshme, pasi RTK-ja me 1.000 punëtorë, blinte lajme nga agjencitë që kanë nga 10-15 punëtorë. Kontratën e kemi deri në gusht, por kemi eliminuar 90 për qind pranimin e tyre. Kemi ndaluar blerjen programeve informative”, ka thënë kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
Sipas tij, punëtorët e RTK-së tashmë kanë filluar të dalin në punë, duke lënë të kuptohet se më parë kjo nuk ndodhte me të gjithë.
Këto deklarata Boletini i ka bërë në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku është shqyrtuar raporti vjetor i RTK-së për vitin 2021.