Ka dalë një serb që po e pranon se Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë e në Bosnje Hercegovinë,
Është pikërisht njëri ndër kundërshtarët e shumtë të ndërtimit të urës së re mbi lumin Sava në Beograd , Rade Radovanoviç i cili ka deklaruar se Serbi ka bërë gjenocid në Kosovë e në Bosnje Hercegovinë.
“Kemi kryer shumë krime dhe gjenocid në BeH dhe Kosovë– Vuçiq duhet të rrëzohet”, shkruan “Alo” që e etiketon atë si urrejtës të Serbisë, urave edhe Vuçiqit.
Ministri serb me tone kërcënuese: Ushtria serbe tani është më e fortë se në vitin 1999
“Alo” shkruan se Radovanoviç është kundërshtar i urës së re mbi lumin Sava dhe njeri sipas të cilit serbët kanë kryer disa gjenocide!
Ky nuk është serbi i vetëm që hapur ka pranuar se serbët gjatë luftërave në vitet 90-ta formacionet paramilitare dhe ushtarake kanë kryer krime deri në gjenocid, jo vetëm në BeH por edhe në Kosovë, si dhe që bëjnë thirrje për rrëzimin e pushtetit të Vuçiqit.