Me vendim unanim të Kuvendit të qytetarëve të Pirotit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpall si person i padëshiruar në territorin e këtij qyteti.
Në Kuvendin e Pirotit, që u mbajt më 19 mars, u vendos unanimisht që të kërkohet nga Këshilli i Qytetit të Pirotit dhe nga kryetari i qytetit, Vladan Vasiq, të shprehin qëndrimin e tyre për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 për 15” që u mbajt më 15 mars në Beograd.
Ata gjithashtu kërkojnë që të informojnë publikun e Pirotit nëse kanë ofruar ndihmë apo mbështetje për studentët e qytetit që u plagosën gjatë protestës.
Po ashtu, ata kërkojnë emrat dhe mbiemrat e funksionarëve që qëndruan në kampin e “studentëve që duan të mësojnë” të regjimit, raporton nova.rs.
Për të gjitha vendimet e marra më 19 mars, në Kuvendin e fundit që u mbajt më 24 mars, u vendos që presidenti serb të shpallet “person i padëshiruar” në territorin e qytetit të Pirotit.
Ndryshe, protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer tash e disa muaj pas vdekjes tragjike të 15 personave me rastin e shembjes së strehimore së jashtme të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është