Presidentja e vendit Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca e Ministren Haxhiu, sot kaluan një pjesë të konsiderueshme të ditës në fshatin Poklek, aty ku përkujtuan dëshmorët e viktimat e regjimit serb.
Arben Gashi zbulon çfarë i tha Sabri Hamiti: Nuk muj me mendu kurrë që mua më vranë shqiptarët
Në një video të publikuar nga Nacionale, ku një ish ushtar i UÇK-së po ju fliste krerëve të shtetit në lidhje me situatën e atëherëshme, një njeri tjetër që nuk është i zgjedhur nga populli, ka rënë në sy.
Prindon Sadriun, po ta shohë në këtë video një “marsian”, apo dikush që nuk e di se kush çfarë pozite përfaqëson, do të mendohej se në fakt Ai është Kryeministri apo Presidenti.
Sadriu qëndronte më së afërmi burrit që ishte në qendër të vëmendjes duke treguar storjen. Ishte dy-tre hapa para Kurtit, tre-katër hapa para Konjufcës, e një hap para bashkëshortës së tij, Presidentes Osmani.
Kjo gjë ju ka rënë në sy komentuesve të Gazetës Nacionale. Ata shpërthyen me komente “Prindon, bir dil jashtë”, “Po ja rujka shpinën Albinit”, “Ky burri i Vjoses, jo me dalë diku anash por del i pari, para Kryeministrit e Kryeparlamentarit”. – ishin vetëm disa nga komentet e qytetarëve.
Kujtojmë se z.Prindon Sadriu disa herë “ka rënë në sy”, në organizime të ndryshme, duke e lënë shpesh nën hije vetë Presidenten.