Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se pjesa më përmbushëse e angazhimit të saj gjatë vitit 2024 ka qenë takimet me qytetarët.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se bashkëbisedimet me qytetarët, ku janë diskutuar sfidat dhe sukseset, janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim dhe angazhim edhe në vitin e ri.
“Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!” ka shkruar Osmani.
Ajo ka ndarë edhe një video ku shihen disa nga takimet e shumta që ka zhvilluar përgjatë vitit 2024, qoftë me qytetarët dhe personalitetet e tjera të shquara nga politika, arti dhe kultura
Presidentja theksoi se angazhimi i saj do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të kushteve për qytetarët e Kosovës dhe ndihmën për zhvillimin e vendit.
“Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin tonë përpara. Qytetarët janë zemra e këtij shtetit, përfshirë edhe mërgatën tonë”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në