Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur për moskonstituimin e Kuvendit as për herën e 20-të.
Ai ka thënë se LDK bën përpjekje që Parlamentit të Kosovës t’i jepet mundësia që në të ardhmen të ketë në agjendë edhe krijimin e Qeverisë.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka të drejtën për të bërë propozimin për kryetar të Kuvendit, nuk po arrin të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave.
“Ne si LDK kemi dalë me një ‘projekt’ për një qeveri gjithëpërfshirëse me një kohë të limituar dhe me një agjendë të veçantë sipas prioriteteve. Me këtë, jemi munduar dhe po mundohemi t’i japim përgjigje kësaj situate e cila është krijuar dhe për të cilën partia me numrin më të madh të ulëseve në parlament nuk po arrin të bëjë zgjidhje”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për bllokun e LDK-së ndaj LVV-së.
Quni ka thënë se LDK ka një përvojë me LVV-në gjatë qeverisjes së përbashkët.
“Nga ana e Vetëvendosjes nuk është përmbajtur atyre marrëveshjeve paraprake se si do të duhej të sigurohej qëndrueshmëria e një qeverie. Pastaj, ky hendek thellohet gjatë mandatit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka futur shtetin në një izolim. Nuk kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me qendrat e vendimmarrjes, me partnerët tanë, me aleatët tanë. Nuk ka ndonjë perspektivë për integrime euroatlantike, dhe çështjet tona të brendshme, siç është zhvillimi ekonomik, nuk ka”, ka thënë ai RTV Dukagjini.
“Jemi në një gjendje shumë të mjerueshme, jeta e qytetarëve është shumë e rënduar. Kosova nuk është një vend që inkurajon afaristët për investime serioze”, ka përfunduar ai.
Të tjera
Aktuale
Ariu i afrohet një familje kosovare në mal, shfaq interesim për ushqimin tradicional – ata nuk frikësohen fare
Një faqe në Facebook “Zëri I
Aktuale
Takimi me emisaren britanike, Abdixhiku flet me të për krizën institucionale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Aktuale
Trump në takim me shefin e NATO-s e përmend sërish Kosovën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të