Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të merr vendim për hapjen e urës së Ibrit.
Madje, ai ka thënë se deri sot ka qenë që çdo veprim të merret në harmoni me ndërkombëtarët, por pas protestës së qytetarëve serb në veri që kundërshtuan hapjen, thotë se ka ndërruar mendje.
Ai ka thënë se protesta ishte më kërkesa separatiste të nxitura nga Beogradi.
“Pas protestës së sotme, unë kam qenë gjithmonë në harmoni me partneret ndërkombëtarë duke respektuar qëndrimin e tyre. Pas protestës së sotme, unë mendoj se qeveria me çdo kusht duhet ë veprojë dhe të hapet ura, për kalimin e lirë të qytetarëve, automjeteve dhe mallrave e shërbimeve, sepse, protesta dhe kërkesat e tyre janë të karakterit separatistë të nxituara drejtpërdrejt nga Beogradi. Nëse perëndimi do të mbështesë një filozofi të tillë separatiste që kërkon të bllokohen urat, rrugët e komunikimit, liria e lëvizjes së qytetarëve , atëherë unë nuk e di se për çfarë po flasim. Kush po lufton këtu për demokraci për liri dhe të drejta e kush po lufton për kufizimin e tyre”, ka thënë Berisha.



Të tjera
Aktuale
“Kobra” dhe dy të tjerë dënohen me nga 5 mijë euro gjobë për rrahjen brutale të një personi në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar
Ekskluzive Lajme
Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?
Javën e kaluar është prezantuar nga
Aktuale
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka