Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ky vendim ka ardhur pasi Bordi i Trepçës nuk ka arritur t’i sigurojë pagat.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”,deklaroi Kurti



Të tjera
Lajme
Dhjetë raste të fruthit, QKUK-prindërve: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinoni fëmijët
Nga 16 prill deri më 8
Lajme
ragjedi në Suharekë – 26-vjeçari e gjen babanë të varur në shkallët e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Dosja që tronditi Policinë: komunikime në Viber, dyshime për presion ndaj dëshmitarëve dhe manipulim me prona milionëshe
Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga