Shqiptarët në Gjermani po kërkojnë ndryshimin e ligjit për shtetësinë.
Kërkesa e tyre është nisur në drejtim të kancelarit Olaf Scholz, përmes Organizatës së Akademikëve dhe Studentëve Shqiptarë në Hamburg.
Diaspora po kërkon heqjen e shtetësisë serbe për kosovarët në Republikën Federale të Gjermanisë.
Përmes një letre, kjo organizatë konsideron se kjo praktikë vazhdon të aplikohet edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
“Është e papranueshme që qytetarët kosovarë të vazhdojnë të regjistrohen me shtetësi serbe, përkundër faktit që Gjermania ka njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008. Kjo situatë krijon ndasi të padrejta në trajtimin e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në letër.
Media ka dërguar pyetje në qeverinë gjermane, por të njëjtit kanë thënë se nuk mund ta konfirmojnë pranimin e një letre të tillë.
“Nuk mund të konfirmojmë marrjen e letrës që ju e përshkruani”, ka thënë një zëdhënëse e qeverisë gjermane.
Organizata në fjalë, ndërkaq, ka kërkuar që kjo praktikë të përfundojë dhe të fshihet automatikisht shtetësia serbe për të gjithë kosovarët, duke përfshirë edhe fëmijët e lindur në Gjermani, të cilët nuk duhet ta trashëgojnë këtë shtetësi.
Thuhet po ashtu se në Gjermani janë 565.000 shtetas kosovarë me prejardhje shqiptare, e të cilët janë shumë mirë të integruar dhe identifikohen shumë fort me Republikën Federale të Gjermanisë.
“Kontributi i tyre në kulturë, sport, ekonomi, shkencë dhe në fushën sociale është i pazëvendësueshëm. Edhe si qytetarë dhe votues, ata po fitojnë një ndikim gjithnjë e më të madh përmes kontributit të tyre në politikë dhe shoqëri civile”, u tha ndër të tjera në këtë letër, të nënshkruar nga Muhamet Idrizi, Agon Kamberi dhe Rainold Maçi.
Revista gjermane “Migazin” pati raportuar në të kaluarën për këtë problematikë. Në artikullin e vitit 2020, thuhet se Bavaria është i vetmi shtet federal gjerman (përveç Saksonisë), i cili automatikisht dhe pa përjashtim i konsideron kosovarët si serbë.
Prandaj, kur këta natyralizohen, u kërkohet të heqin dorë jo vetëm nga shtetësia e tyre kosovare, por edhe nga shtetësia “e tyre” serbe.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore