Qeveria e Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri. Në komunikatën e tyre thuhet se mbesin me shpresë që ky numër të mos rritet më shumë, teksa të lënduarve u kanë uruar shërim të shpejtë
“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet ndër të tjera./Botapress.info/