Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan ku qeset e plastikës për një përdorim shërbehen falas për konsumatorët. Në vendet e tjera të rajonit duhet paguar për qese plastike e madje në Shqipëri nga viti i kaluar është ndalur përdorimi i tyre. Por, në Kosovë edhe pas shumë paralajmërimeve se do të bëhen me pagesë ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte thënë se nga janari i 2023 se qeset e plastikës do të bëheshin me pagesë, kjo nuk ndodhi.
Aktivistja mjedisore, Egzona Shala – Kadiu tha për Gazetën Insajderi se tha se Ministria e Mjedisit nuk po përkujdeset për mjedisin duke e quajtur neglizhence mos veprimin e kësaj ministrie deri me tani.
Edhe pak ditë për tatimin në pronë, çka ndodh nëse s’e paguan?
“{Mungesa e një takse për qese njëpërdorimshme duke pas parasysh se në Kosovë prodhohen qeset e kompostuara ( që zbërthehen në tokë) është pa aftësi institucionale, mungesë e gatishmërisë për veprime adekuate dhe një neglizhencë për përkujdesjen ndaj mjedisit duke filluar nga Ministria e Mjedisit e tutje“, tha ajo.
Teksa shtoi se vendosja e një taksë është e domosdoshme.
“Një takse e qeseve është me se e nevojshme për Kosovën sepse do të reduktonte përdorimin e tepërt të qeseve një padurimshme dhe do të krijonte një shprehi ekonomike dhe mjedisore tek qytetarët e sidomos duke e pas parasysh që kjo praktikë është në të gjitha shtetet e Evropës madje edhe në Ballkan por fatkeqësisht jo ne Kosovë“, pohoi aktivistja e mjedisit.
Ndërsa sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 janë grumbulluar 485 mijë tonë mbeturina komunale – ku përfshihen edhe qeset e plastikës.
Gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 273 kilogramë apo 0.75 kilogram në ditë./Botapress.info/